Inagurimi i qendrës se ekselencës

Ne, Qendra e Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndjejmë kënaqësinë të publikojmë statusin tonë të parë mbi inaugurimin e QE-së, më datë 27 tetor 2014, me fjalën e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati:
Sot në MPJ u inaugurua Qendra e Ekselencës. Kjo njësi do të koordinojë ekspertët e fushës së politikës së jashtme, do të kontribuojë në zhvillimin e politikave, planeve strategjike të politikës së jashtme për të siguruar vazhdueshmëri, vizion dhe stabilitet.
Qendra e Ekselencës do të shërbejë Si zyra e referimit për projektet që do të zhvillohen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe me organizatat rajonale e ndërkombëtare në përfitim të interesave të përbashkëta.