Çfarë është Qendra e Ekselencës?
 
Qendra e Ekselencës është një njësi e vendosur brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, 
e cila ka si objektiv të kontribuojë në forcimin e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe shërbimin diplomatik.
 
Themelimi i Qendrës bazohet në disa prioritete të vendosura në kuadër të mbështetjes së kandidaturës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian,
si dhe për të përshpejtuar fazat e prospektivës të procesit të integrimit. 
 
Objektivi i Qendrës është të sigurojë këndvështrime analitike mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, atë rajonale dhe ndërkombëtare. 
Kjo do të  kontribuojwë formulimin e strategjive të politikës së jashtme, do të udhëzojë dhe koordinojë analizat dhe hulumtimet mbi tema me rëndësi për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
 
Vlerat themelore mbi të cilat Qendra e Ekselencës u ndërtua përfshijnë bashkëpunimin, kreativitetin dhe mentalitet të hapur, 
si dhe mënyra të reja partneriteti me aktorë të ndryshëm të cilët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
 
Projektet që lidhen me identitetin e Qendrës së Ekselencës kryhen në bashkëpunim me universitetet, institutet e kërkimit dhe ekspertët e politikës së jashtme.
 
Partnerët e tjerë me të cilët Qendra ka bashkëpunim janë përfaqësitë e huaja të akredituara në Tiranë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile.
 
Çfarë ka bërë Qendra e Ekselencës deri tani?
 
Qendra e Ekselencës ka:
 
Identifikuar dhe publikuar termat e referencës për katër artikuj analitikë me tema me interes për MPJ; Krijuar faqen e internetit “Shqipëria në Këshillin e të Drejtave të Njeriut”, e cila do të sigurojë informacion mbi angazhimet e kaluara dhe ato aktuale të Shqipërisë ndaj instrumenteve të të Drejtave të Njeriut në kuadër të OKB-së, OSBE, KE, etj...
 
Avancuar në ndërtimin e një rrjeti ekspertësh, institutesh kërkimore, organizata ndërkombëtare me të cilat Qendra bashkëpunon për të organizuar konferenca, trajnime dhe tryeza të rrumbullakëta.
 
Propozuar dy projekte: “Forcimi i diplomacisë publike dhe dixhitale të Shqipërisë” (në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë dhe Këshillin Britanik) dhe “Forcimi i kapaciteteve të MPJ në diplomacinë publike dhe ekonomike” (në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim); Miratiminë pritje deri në fund të marsit 2015.
 
Organizuar konferencën “25 vjetori i Rënies së Murit të Berlinit", e cila bashkoi historianë, gazetarë, ish-ministra dhe Ministra aktualw nga Shqipëria dhe Gjermania. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të MPJ, Ambasadën e Gjermanisë, Frederich Ebert Stiftung, Hans Siedel Stiftung dhe Konrad Adenauer Stiftung.
 
Zhvilluar për herë të parë një program praktike për profesionistët e rinj të interesuar në ndjekjen e karrierës diplomatike.
 
Program praktike (3-6 muaj në total) që përfshin trajnime me diplomatë të rinj, ligjërata me diplomatë të nivelit tëlartë dhe përfshirje të drejtpërdrejtë në punën e përditshme të drejtorive të ndryshme të MPJ